Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kryeministrin e Qeverisë Rajonale kurde të Irakut (KRG) Masrour Barzani.
Në takimin që u mbajt me dyer të mbyllura për median në kompleksin presidencial në Ankara, mori pjesë edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan.
Nuk janë dhënë detaje shtesë nga takimi, ndërsa bëhet e ditur se më herët Fidan gjithashtu realizoi takim të ndarë me Barzanin.
Takimet vijnë si pjesë e vizitës së Barzanit në Türkiye.
TRT Balkan / agjencitë