Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare Emirin e Katarit / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti me ceremoni zyrtare Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani, i cili po zhvillon vizitë në Türkiye. Kalorësit pritën automjetin zyrtar të Al Thanit në rrugën përballë Kompleksit Presidencial dhe e shoqëruan mjetin deri te porta e protokollit.

Presidenti Erdoğan e priti Al Thanin në hyrjen kryesore të kompleksit. Pasi Erdoğan dhe Al Thani zunë vendet e tyre në vendin e ceremonisë, u intonuan himnet kombëtare të shoqëruara me 21 të shtëna topash.

Al Thani përshëndeti Gardën Ceremoniale të Regjimentit të Gardës duke thënë: "Përshëndetje ushtarë". Në ceremoni ishin të pranishëm edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësonin 16 shtetet turke të krijuara në histori.

Duke i prezantuar delegacionet e tyre me njëri-tjetrin, Erdoğan dhe Al Thani shtrënguan duart përpara flamujve të Türkiyes dhe Katarit në shkallë dhe pozuan për gazetarët.

Erdoğan dhe Al Thani zhvilluan më pas një takim dypalësh.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme turke Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Shimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun, presidenti i MIT-it Ibrahim Kalın, kryekëshilltari i Presidentit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Akif Çağatay Kılıç, si dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.

TRT Balkan / agjencitë