Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Ankara homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi.
Para takimit të tyre kokë më kokë, presidenti Erdoğan priti presidentin Raisi në një ceremoni zyrtare në pallatin presidencial në Ankara.
Më pas, dy liderët do të kryesojnë një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turko-Iranian, do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, si dhe do të flasin në një konferencë të përbashkët për media.
TRT Balkan / agjencitë