Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh.
Presidenti Erdoğan e priti Dbeibeh në hyrjen e kompleksit presidencial në Ankara.
Erdoğan dhe Dbeibeh bënë foto para flamujve të Türkiyes dhe Libisë.
Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura për median, ishin të pranishëm edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, dhe kreu i inteligjencës turke (MIT), Ibrahim Kalın.
AA