Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi.
Presidenti Erdoğan u prit nga homologu iranian në Pallatin Sadabad në Teheran.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Nureddin Nebati, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez, ministri i Rinisë dhe Sporteve Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve pranë presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Pas ceremonisë, dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë.
Më vonë, Erdoğan dhe Raisi do të takojnë edhe presidentin rus Vladimir Putin në kuadër të takimit të shtatë trepalësh të formatit të Astanës, kushtuar paqes në Siri.
Në axhendën e këtij Samiti do të jenë zhvillimet e fundit në Siri, lufta kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DAESH, të cilët paraqesin rrezik për sigurinë rajonale, përpjekjet për zgjidhje politike, situata humanitare dhe kthimi vullnetar i sirianëve në shtëpitë e tyre.
Procesi paqësro në Astan, tash në Nur Sultan, filloi në janar të vitit 2017 me iniciativë të Türkiye-s
Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011. Regjimi i Bashar al Asadit atë kohë ndërrmori masat tejët të dhunshme dhe mizore kundrejtë protestave demokratike.
19 Kor 2022
Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Iran
Gjatë takimit trepalësh Iran - Türkiye - Rusi pritet të diskutohen shumë tema lidhur me çështjen e Sirisë
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.