Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, priti me një ceremoni zyrtare presidentin slloven Borut Pahor, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara.
Pritja zyrtare u realizua në Kompleksin Presidencial në kryeqytet, ku pas prezantimit të delegacioneve, dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, Drejtori i Komunikimeve ı Presıdencİes Fahrettin Altun, Shefi i Çështjeve Administrative të Presidencës Metin Kıratlı, zëdhënësi i Presidentit İbrahim Kalın dhe Guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin
Ndryshe, presidenti slloven Borut Pahor, gjatë pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët turko-sllovene tha se Sllovenia nënshkroi një dokument partneriteti strategjik me Türkiye-n 11 vjet më parë dhe se ky është një tregues i qartë i rëndësisë që vendi i tij i kushton Türkiye-s.
Përveç Pahorit,në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Teknologjisë, Matjaz Khan, si dhe njerëz të biznesit nga të dy vendet.
Duke folur në hapje të tubimit, Pahor tha se erdhi për të vizituar Türkiye-n, me një delegacion përfaqësues nga bota e biznesit për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe për të rritur bashkëpunimin.
Ai kujtoi se dokumenti i partneritetit strategjik ndërmjet Türkiye-n dhe Sllovenisë është nënshkruar 11 vjet më parë: “Sllovenia nuk ka nënshkruar shumë marrëveshje të tilla. Kjo tregon rëndësinë që Sllovenia i kushton Türkiye-s”, tha Pahor.
Ai theksoi se vëllimi i tregtisë ndërmjet Sllovenisë dhe Türkiye-s ka kaluar një miliard euro.
“Në Slloveni ka potencial të madh për investitorë të huaj. Kompanitë turke po udhëheqin dy projekte të mëdha infrastrukturore në Slloveni. Një prej tyre është tuneli i Koparit. Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm për lidhjen e Adriatikut verior me Evropën”, tha Pahor.
Ai deklaroi se rëndësia e sigurisë së energjisë dhe ushqimit është rritur për shkak të luftës në Ukrainë, pandemisë Covid-19 dhe ndryshimeve klimatike globale.
10 Gus 2022
Presidenti Erdoğan priti në takim homologun slloven Pahor
Mbahet tryeza e rrumbullakët turko-sllovene
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.