Presidenti Erdoğan priti Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken.     /Foto: AA 

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan priti në takim Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Pritja, e cila u zhvillua në Sallën e Madhe të Nderit të Aeroportit Esenboğa në Ankara, ishte e mbyllur për shtypin.

Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffry Flake.

Më herët sot, Blinken u takua me ministrin e Jashtëm turk Çavuşoğlu në Ankara. Blinken mbërriti në Ankara të dielën pasi vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Türkiyen jugore.

AA