Presidenti Erdoğan “së shpejti” do të vizitojë Rusinë / Photo: AA

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha se presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, së shpejti do të vizitojë qytetin rus Soçhi.

"Presidenti ynë deri më tani e ka mbajtur iniciativën me ndjeshmërinë më të lartë diplomatike në mënyrë që bota të mos përballet me një krizë ushqimore. Ai do të realizojë një vizitë në Sochi së shpejti", tha Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti)

Pas vizitës, tha Çelik, mund të ketë zhvillime të reja rreth marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Aktualisht, Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për të ringjallur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi dhe thotë se nuk ka alternativë ndaj iniciativës.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, po ashtu pritet të vizitojë Rusinë së shpejti për të zhvilluar bisedimeve kokë më kokë për vazhdimin e marrëveshjes.

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Türkiye dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Moska është ankuar vazhdimisht se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta në lidhje me eksportet e drithërave të Rusisë dhe se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë qenë një pengesë për dërgesat e saj.

Ankaraja ka bërë përpjekje intensive për rivendosjen e marrëveshjes së korrikut të vitit 2022 dhe gjithashtu i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që t'i japin fund luftës përmes negociatave.

AA