Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

Erdoğan e priti Zelenskyyn në hyrje të Kompleksit Presidencial, në Ankara.
Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy.              Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Erdoğan e priti homologun Zelenskyy në hyrje të Kompleksit Presidencial, në Ankara.

Më pas të dy liderët u fotografuan pranë flamujve të Türkiyes dhe Ukrainës.

Në takimin të mbyllur për media, morën pjesë gjithashtu kryediplomati turk Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes Fahrettin Altun, si dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.

Pas takimit dypalësh midis Erdoğan dhe Zelenskyy, palët do të kalojnë në darkën e punës midis delegacioneve, si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe konferencën e përbashkët për media.

TRT Balkan / agjencitë