Presidenti Erdoğan takoi presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviq / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, takoi sot presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media.

Të enjten, Drejtoria e Komunikimeve të Presidentit të Türkiyes njoftoi se Gjukanoviq do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Republikën e Türkiyes, ku udhëton me ftesë të presidentit Erdoğan.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidentit të Türkiyes njoftoi se Erdoğani do ta takojë homologun malazez në Istanbul.

Në komunikatë thuhet se Erdoğan dhe Gjukanoviq do të flasin për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Malit të Zi, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral.

AA