Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të hënën se ata po punojnë me të gjitha forcat e tyre për ta bërë Türkiyen një vend "të gjelbër smerald".
"Ne i shohim pyjet tona jo si një trashëgimi të lënë nga paraardhësit tanë, por si një besim për brezat e ardhshëm”, tha Erdoğan në një video-mesazh në Ditën Kombëtare të Mbjelljes së Pemëve, të shpërndarë nga Presidenca Turke në X.
“Për të përhapur këtë mirëkuptim në gjithë shoqërinë tonë, veçanërisht te brezat e rinj, ne e shpallëm 11 Nëntorin si Ditën Kombëtare të Mbjelljes së Pemëve”, tha ai.
Erdoğan shtoi se po punojnë me të gjitha forcat për t'u lënë brezave të ardhshëm një vend më të bukur në çdo aspekt.
Nëpërmjet fushatës së pyllëzimit, janë mbjellë mbi 7 miliardë fidanë dhe sipërfaqja pyjore e vendit është rritur me 12 për qind, duke arritur në 23,4 milionë hektarë, shtoi ai.