Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Greqi për të zhvilluar bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Ankarasë dhe Athinës, si dhe çështjet rajonale.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, presidenti Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të bashkë-kryesojnë takimin e 5-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Greqi për të shqyrtuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për të adresuar hapat për përmirësimin e bashkëpunimit.
Në agjendën e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Türkiye dhe Greqia kanë përjetuar marrëdhënie të trazuara gjatë viteve. Edhe pse viti 2021 pati disa përmirësime, disa çështje mbeten të pazgjidhura mes dy vendeve.
Türkiye, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, vitet e fundit ka protestuar ndaj veprimeve dhe retorikës së përsëritur provokuese të Greqisë në rajon, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që janë çmilitarizuar sipas traktateve gjatë kohë më parë.
Ankaraja ka deklaruar se lëvizjet e tilla pengojnë përpjekjet e saj me mirëbesim drejt paqes.