Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes bëri të ditur se Erdoğan dhe Putin kanë diskutuar për situatat lidhur me tërmetet në Türkiye dhe luftën në Ukrainë, e cila filloi saktësisht një vit më parë.
Erdoğan falënderoi Putinin për solidaritetin e tij pas tërmeteve shkatërruese në Türkiyen jugore.
Duke theksuar se duhet të vendoset një paqe e drejtë pa humbje të mëtejshme jetësh dhe shkatërrime në luftën ruso-ukrainase, Erdoğani tha se Ankaraja mbështet ringjalljen e nismës së Istanbulit për drithin.
TRT Balkan / agjencitë