Presidenti i Türkiyes u zotua të hënën (6 mars), të rindërtojë rajonin jugor të vendit, të goditur muajin e kaluar nga tërmetet e fuqishme që morën jetën e më shumë se 46.104 njerëzve. “Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndiejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë,” tha Recep Tayyip Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara. Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore. “Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244.000 shtëpive dhe i 75.000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm,” tha Erdoğan, duke shtuar se ndërtimi i 22.000 prej tyre tashmë ka filluar. Një tërësi prej 488.000 shtëpish të reja do të ndërtohen për viktimat e fatkeqësive në zonat e goditura nga tërmeti brenda një viti, tha ai. Presidenti Erdoğan, gjithashtu shtoi se 100.000 kontejnerë do të vendosen brenda dy muajsh në rajon për 500.000 të prekur nga tërmeti që të jetojnë në kushte më të mira.
6 Mar 2023
Presidenti Erdoğan zotohet të rindërtojë rajonet e prekura nga tërmetet
Në 2 muajt e ardhshëm është planifikuar të fillojë ndërtimi i 244.000 shtëpive dhe 75.000 shtëpive fshati, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.