Presidenti i Türkiyes Erdoğan priti në takim homologun nga Guinea-Bissau.     /Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua të mërkurën me presidentin e Guinea-Bissau Umaro Sissoco Embalo në kryeqytetin Ankara. Erdoğan dhe Embalo zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial. Për takimin nuk u publikuan detaje shtesë. Embalo ishte ndër liderët botërorë, i cili i përcolli ngushëllimet Erdoğanit pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiyen jugore muajin e kaluar dhe morën jetën e më shumë se 46.100 njerëzve.

TRT Balkan / agjencitë