Presidenti turk Erdoğan do të marrë pjesë në samitin G20 në Brazil           / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të udhëtojë drejt Brazilit për të marrë pjesë në Samitin dyditor të Liderëve të G20-s, i cili do të fillojë të hënën.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiye, Fahrettin Altun, njoftoi në X se Erdoğan do të vizitojë Brazilin për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Liderëve të G20-tës, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro më 18-19 nëntor.

"Gjatë samitit, liderët e G20-s do të shkëmbejnë mendime në tri seanca nën temën kryesore 'Ndërtimi i një Bote të Drejtë dhe një Planeti të Qëndrueshëm'. Erdoğan gjithashtu do të mbajë takime me liderët e G20-s dhe me krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse me rastin e samitit," tha ai.

TRT Balkan / agjencitë