Presidenti turk Erdoğan priti djemtë e kreut të vrarë të Hamasit / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti të shtunën Abdusselam dhe Hammam Hanijeh, djemtë e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanijeh, i cili u vra muajin e kaluar në kryeqytetin iranian, Teheran.

Gjatë takimit Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij për djemtë e Hanijeh për vdekjen e babait të tyre.

Në takim ishin të pranishëm edhe kreu i organizatës turke të inteligjencës Ibrahim Kalin dhe kryekëshilltari i presidentit Sefer Turan.

Ismail Hanijeh u vra më 31 korrik në kryeqytetin iranian Teheran. Irani dhe grupi palestinez Hamas kanë fajësuar Izraelin, i cili as e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar përgjegjësinë.

AA