Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e brazilian Lula da Silva në Brazil, ku ai ndodhet për të Samitin e Liderëve G20.
Sipas një deklarate nga Kryesia e komunikimeve pranë Presidencës, në takimin që u zhvillua në kështjellën Copacabana u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Brazil dhe çështjet rajonale si dhe ato globale.
Presidenti Erdoğan në takim shprehu se dialogu i nivelit të lartë është i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Brazilit dhe se do të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Po ashtu, sipas deklaratës, Erdoğan vuri në dukje se qëndrimi i Brazilit kundër agresionit të Izraelit është i admirueshëm dhe shtoi se Türkiye ka nisur një iniciativë në Kombet e Bashkuara (OKB) për parandalimin e shitjeve të armëve dhe municioneve ndaj Izraelit, si dhe se Türkiye do të vazhdojë të bëjë më të mundurën e saj për vendosjen e armëpushimit të përhershëm në Palestinë, dërgimin pa ndërprerje të ndihmave humanitare në rajon dhe për një zgjidhje të drejtë me dy shtete.
Ndër të tjerash, Erdoğan theksoi se OKB-ja nuk ka mundur të ndalojë konfliktet në botë, kryesisht në Gaza, ka mbetur e pamjaftueshme në prodhimin e zgjidhjes ndaj krizave, si dhe se është me vend që Brazili të sjellë në rendin e ditës Reformën e Qeverisjes Globale gjatë presidencës së G20-s.