Prodhuesi turk i dronëve Baykar, marrëveshje të madhe eksporti me Saudinë / Foto: AA

Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkroi marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes në historinë e Türkiyes me Arabinë Saudite.

Haluk Bayraktar, menaxheri i përgjithshëm i firmës, shkroi në Twitter se Baykar dhe Ministria saudite e Mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje për dronin luftarak të firmës të quajtur "Akıncı".

Akıncı mund të mbajë ngarkesa të ndryshme dhe është i pajisur me avionikë të dyfishtë të inteligjencës artificiale.

Ai është në gjendje të kryejë operacione që kryhen me avionë luftarakë, duke mbajtur sisteme mbështetëse elektronike, sisteme të dyfishta komunikimi satelitor, radar ajër-ajër, radar për shmangien e përplasjeve dhe radar me hapje sintetike.

Mund të përdoret gjithashtu në misione ajër-tokë dhe ajër-ajër.

Si pjesë e vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Arabinë Saudite, dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh të hënën që përfshijnë investimet, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe komunikimet.


AA