Protestë në Istanbul pas vrasjes së Haniyes:”Jeruzalemi është kauza jonë” / Photo: Reuters

Mijëra protestues pro-palestinez kanë marshuar nëpër rrugët e Istanbulit për të protestuar kundër vrasjes që Izraeli e realizoi ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit dhe negociatorit kryesor për paqen Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

Protestuesit mbajtën pankarta të mërkurën me fotot Haniyes ku shkruhej: "Dëshmor Haniyeh, Jerusalemi (Kudsi) është kauza jonë dhe rruga juaj është rruga jonë".

Protestuesit brohorisnin, "Vrasës Izrael, largohu nga Palestina", "mijëra përshëndetje nga Istanbuli për rezistencën në Gaza" dhe valëvitnin flamuj turq dhe palestinezë gjatë marshimit në lagjen Fatih të Istanbulit.

Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian, Teheran, në një sulm izraelit dhe nxiti shqetësime të mëtejme se lufta gjenocidale e Tel Avivit në Gazën e rrethuar po shndërrohej në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Megjithëse sulmi në Haniyeh supozohej gjerësisht se ishte kryer nga Izraeli, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk mori përgjegjësinë, por Netanyahu la të kuptohet më vonë se urdhëroi vrasjet.

Haniyeh, me bazë normale në Katar, kishte qenë fytyra e diplomacisë ndërkombëtare të Hamasit.

Ai kishte marrë pjesë në bisedimet indirekte të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për arritjen e një armëpushimi në enklavën e bllokuar.

Më herët të mërkurën, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi atentatin në Teheran dhe tha se vrasja nuk do të thyente vullnetin e palestinezëve. Mbi 60 anëtarë të familjes të vrarë nga Izraeli

Haniyeh iu bashkua Hamasit në vitin 1987 gjatë Intifadës së parë [kryengritje civile dhe të armatosur]. Ai u bë një ndihmës i besuar i Ahmad Yassin - themelues i Hamasit - në vitin 2003.

Ai u bë kryeministër palestinez në vitin 2006, pas tërheqjes së Izraelit nga Gaza. Haniyeh u largua nga Gaza në vitin 2017 dhe u pasua nga Yahya Sinwar, të cilin Haniyeh e mirëpriti në Gaza në 2011 pas një shkëmbimi të të burgosurve.

Izraeli ka vrarë më shumë se 60 anëtarë të familjes së Haniyeh që nga tetori i vitit të kaluar.

Tre nga djemtë e Haniyeh - Hazemi, Amiri dhe Muhamedi - u vranë nga Izraeli më 10 prill kur një sulm ajror izraelit goditi makinën që ata po drejtonin.

Haniyeh humbi gjithashtu katër nga nipërit e tij, tre vajza dhe një djalë, në sulmin izraelit.


TRT Balkan / agjencitë