Që nga 7 tetori, ndihmat e Türkiyes për Gazën kanë arritur në 42 mijë tonë / Photo: AA

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka bërë të ditur se ndihma humanitare e siguruar nga vendi i tij për Gazën që nga tetori i vitit të kaluar ka arritur në 42 mijë tonë.

"Ndihma humanitare e Türkiyes për Gazën ka arritur në 42 mijë tonë", njoftoi ministria turke në platformën sociale X, duke shtuar se vendi si kontribuesi i dytë më i madh i ndihmave për Gazën, përbën gati një të katërtën e ndihmave totale.

Ministria po ashtu njoftoi se "çdo javë mesatarisht 127 tonë ujë i pijshëm dërgohen nga Türkiye përmes Egjiptit në Gaza", duke theksuar se mbi 400 pacientë dhe të plagosur nga Gaza po marrin gjithashtu trajtim mjekësor në Türkiye.

Në njoftim thuhet se Ankara "do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Gazës dhe popullit palestinez", përfshirë në mes të ofensivës aktuale izraelite në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë të paktën 33 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023.

AA