Ekipet e kërkim-shpëtimit po garojnë me kohën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese të hënën e javës së kaluar në Türkiye.
Alfa, një nga qentë e stërvitur posaçërisht të xhandarmërisë turke, është kthyer në ndihmësin më të madh të ekipeve të kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş.
Qentë e kërkimit janë ndihmësit më të mëdhenj për ekipet në gjetjen e njerëzve nën rrënoja.
Një prej tyre është Alfa, 2.5 vjeç. Ai është në Kahramanmaraş që nga dita e parë.
Me ndihmën e Alfas, ekipet e kërkimit arritën të shpëtojnë 20 njerëz të gjallë duke i nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesave të shembura të lënduar.
Fati i zi i qenit meksikan
Në agimin e 12 shkurtit, ngordhi qeni nga Meksika, Proteo, i cili ishte një prej qenve që udhëtoi për në Türkiye si pjesë e ekipit të shpëtimit të ushtrisë meksikane për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve pas tërmetit 7,8 ballë që goditi atë vend më 6 shkurt.
Qeni Proteo e realizoi misionin e tij duke shpëtuar dy njerëz nën rrënoja në Türkiye, ndërsa në përpjekje për të shpëtuar të tjerë e humbi jetën e tij.
Lajmi i ndjeshëm shkaktoi një numër të madh reagimesh menjëherë te përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shprehën keqardhje për atë që ndodhi dhe shprehën mbështetjen dhe vlerësimin e tyre si për Proteo ashtu edhe për qentë që përbëjnë shërbimet e urgjencës.
Shqisat e veçanta të qenve
Qentë për dallim nga njeriu kanë shqisa shumë herë më të ndjeshme se ai dhe jorastësisht janë pjesë e shërbimeve të emergjencës.
Shikimi: Qentë kanë treguar që janë në gjendje të dallojnë në mes njerëzve pronarin e tyre nga distanca deri në një milje. Si gjahtarë qentë shpesh mbështeten në vizionin e tyre në situata të ulëta drite: ata kanë bebe syri të madhe, një densitet të lartë, një rreze të madhe shikimi.
Shumë prej tyre kanë një damar pamor - një qark të gjerë që shkon në gjithë gjerësinë e retinës dhe i jep asaj një fushë shumë të gjerë dhe një vizion të shkëlqyer. Disa kohë më parë disa perj tyre kanë pasur një fushë vizioni deri në 270° krahasuar me 180° të njerëzve.
Të dëgjuarit: Vargu i frekuencës së të dëgjuarit te qenit është përafërsisht 40 Hz me 60.000 Hz, që do të thotë se qentë mund të zbulojnë tinguj larg prej limitit të njeriut. Përveç kësaj, qentë kanë veshë lëvizës që u lejon atyre të lokalizojnë shpejt vendodhjen e zhurmës. Tetëmbëdhjetë ose më shumë muskujt mund të anojnë, të rrotullojnë, të rrisin, ose të ulin veshët një qeni. Një qen mund të identifikojë vendndodhjen e një tingulli shumë më shpejt se një njeri, si edhe të dëgjojë tingujt në një distancë 4 herë më të madhe.
Nuhatja: Truri i qenit është i përcaktuar prej një lëvore e nuhatjes, përafërsisht 40 herë më e madhe se pjesa e nuhatjes të njerëzve, në lidhje me madhësinë totale të trurit, me 125 deri në 220 milionë receptorë të ndjeshëm ndaj erës. Qentë e policisë e kalojnë këtë standard me gati 300 milionë receptorë. Qentë mund të dallojnë aromën në përqendrime gati 100 milionë herë më shumë se një njeri.
Qeni, përveç të tjerash, është një kafshë besnike ndaj pronarit të tyre, dhe jo më kot po i shoqërojnë ekipet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Türkiye, qoftë deri në momentin e fundit të jetës, si rasti i qenit Proteo.