Qitësi turk Yusuf Dikec: Dukesha i qetë, por stuhitë shpërthyen brenda meje / Photo: AA

Qitësi turk Yusuf Dikec, i cili tërhoqi shumë vëmendjen e publikut botëror me stilin e tij të qitjes me pistoletë ajrore në Lojërat Olimpike në Paris, ku fitoi medaljen e argjendtë, tha se gjatë performancës ai dukej i qetë nga jashtë, por që stuhitë shpërthyen brenda tij.

Dikec dhe shoku i skuadrës Sevval Ilayda Tarhan fituan medaljen e parë për Türkiyen në gjuajtjen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Qëndrimi i tij i pazakontë teksa gjuante, me njërën dorë në xhep, për shkurt kohë u bë viral.

Pas kthimit në vendlindje, Dikec ka folur për Anadolu Agency (AA). Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh faktin që performanca e tij shkaktoi entuziazëm në mbarë botën, Dikec tha se nuk e priste një gjë të tillë.

"Nuk e prisja kurrë që të kishte kaq shumë jehonë. Si gjithmonë mora një pozicion dhe qëllova objektivin", tha Dikec, duke theksuar se ishte duke u përgatitur për Olimpiadën prej kohësh.

Suksesi i gjithë Türkiyes

Ai beson se medalja olimpike nuk është vetëm e tij, por e gjithë Türkiyes.

"Ne u përgatitëm shumë mirë për këtë kompeticion. Qëllimi ynë ishte një medalje ari, por ajo iku në minutën e fundit. Arritëm në finale duke thyer rekordin olimpik. Ky ishte një lehtësim dhe një presion i vogël për ne. Ne luftuam mirë me Ilayda deri në minutën e fundit”, tha Dikec.

Ai shpjegon se si çdo qitës ka një qëndrim të përshtatshëm për strukturën e tij anatomike. Dhe për qëndrimin e tij që u bë viral në rrjetet sociale, Dikec shprehet: "Ishte pozicioni në të cilin ndihesha më rehat dhe në të cilin mund ta mbaja trupin më të qëndrueshëm. Edhe pse nga jashtë dukesha i qetë, brenda meje shpërthyen furtuna".

Ai thotë se gjithmonë u thotë bashkëlojtarëve të rinj se detyra e tyre parësore është të fitojnë një medalje, por që menjëherë pas kësaj vjen detyra që ta përfaqësojnë vendin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Duhet të keni kujdes për qëndrimin, sjelljen dhe stilin e jetesës kur keni veshur fanellën e Kombëtares. Ne ndoshta kemi zënë vend në zemrat e të rinjve, qitësve dhe kemi fituar simpatinë e tyre, ndaj edhe njerëzit kanë reaguar kështu. Kjo na ka bërë të lumtur. Yusuf Dikec është vetëm një emër, prandaj them se jam shumë krenar dhe i lumtur që publiku flet për mua si sportist turk dhe jo si Yusuf Dikec”, tha qitësi i suksesshëm turk.

Motivimi më i madh është vajza 9-vjeçare Basak

Dikec, i cili fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike në të cilat merr pjesë për të pestën herë radhazi, ndau me gazetarin e AA bisedën që ka bërë me vajzën e tij Basak 9-vjeçare para se të nisej për në Paris.

"Basak është gjithçka ime në botë, burimi im i jetës. Ajo më dha taktikat e saj para se të largohej. E pyeta se si përgatitet për një performancë në gjimnastikë. Ajo më tha se i thotë vetes 'Mund ta bësh Basak, ti mund të fitosh” dhe se duhet të bëj të njëjtën gjë. Ne folëm një ditë para shfaqjes. Edhe pse normalisht nuk e ndez telefonin që të mos më shqetësojë vëmendjen dhe përqendrimin, biseda me vajzën time, gëzimin dhe burimi im i jetës, më motivoi në një mënyrë pozitive”, tha Dikec.

Basak, duke u shprehur se ishte shumë e emocionuar teksa shikonte babain e saj, tha:

“I urova suksese, i dhashë taktikë. E motivova dhe thashë që të mos trishtohet nëse nuk është i pari”.

Medalja, rezultat i përpjekjes 24-vjeçare

Në fund, Dikec prek komentet e njerëzve në kontekstin e qëndrimit të tij gjatë paraqitjes në Olimpiadë dhe vëren se ëndrra e tij për të fituar një medalje olimpike është 24 vjeç.

“Njerëzit thonë ‘është e lehtë, medaljen e fitove me dorën në xhep’. Kështu duket nga jashtë. Pas kësaj medaljeje stërvitem gjashtë herë në javë, nga katër deri në pesë orë”, tha Dikec, duke theksuar se ai ka fituar medalje në të gjitha garat, dhe se i ka munguar vetëm medalja olimpike.

"Ajo që i mungonte atij koleksioni ishte një medalje olimpike. Nëse do të kisha fituar një medalje të artë në këtë Olimpiadë, do të kisha menduar të mbyllja karrierën time. Do të luftojmë për medaljen e artë në vitin 2028 dhe më pas do të tërhiqemi".

TRT Balkan / agjencitë