Qytetarët turq vazhdojnë të hasin në bllokada gjatë aplikimeve për viza.     /Foto: AA

Aplikimet e qytetarëve turq për viza Shengen po bllokohen “sistematikisht”, tha një drejtues i organit turk të turizmit për Anadolu.

“Fatkeqësisht, ekziston një pengesë sistematike për aplikimet për viza (të qytetarëve turq). Për më tepër, shkalla e refuzimit me të cilën përballen qytetarët tanë që aplikuan për viza janë rritur gjithashtu ndjeshëm”, tha Firuz Baglikaya, kreu i Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit (TURSAB).

“Shkalla e aplikimeve për viza të refuzuara në vitin 2023 u rrit nga 15% në 2022 në 50% tani”, shtoi ai.

Kohët e fundit, qytetarët turq përballen me probleme të vizave, të tilla si shqyrtimi i shtuar i aplikimeve për viza dhe muajt e pritjes vetëm për të caktuar një datë për takim.

Të martën Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u zotua të zgjidhë problemin me të cilin përballen qytetarët turq në marrjen e vizave për Evropë dhe ShBA.

“Ne do ta zgjidhim problemin e vizave, i cili është përdorur si shantazh politik kohët e fundit, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdoğan.

Baglikaya tha se ka përpjekje për të kufizuar lirinë për të udhëtuar dhe se agjencitë e udhëtimit që organizojnë udhëtime jashtë shtetit po vuajnë gjithashtu humbje serioze të biznesit.

Takimet caktoheshin dikur për një javë deri në 10 ditë, por tani janë vonuar për shkak të frenimit të kuotave, tha gjithashtu ai.

“Institucionet ndërmjetësuese i drejtojnë qytetarët dhe agjencitë tona në shërbimin e aplikimit për viza VIP pasi terminet e rregullta për viza nuk mund të bëhen ose terminet me data shumë të largëta janë bërë kohët e fundit”, shpjegoi ai.

TRT Balkan / agjencitë