Rabia me nevoja të veçanta fiton kuizin milionësh në Türkiye.  / Foto: Kim Milyoner Olmak İster?

Episodi i fundit i kuizit “Kush dëshiron të jetë milioner” ka dhënë fituesin e dytë në histori të Türkiyes.

Në pyetjen e fundit të kuizit prej 1 milion TL : Cila nga këto katër germa gjendet më pak se tri të tjerat në emrat e 81 provincave të Türkiyes me opsionet si: A-Ş, B-V, C-G dhe D-H.

Konkurrentja Rabia Birsen Güvercin iu përgjigj pyetjes me opsionin B duke u bërë milionerja më e re e këtij kuizi.

Duke ditur pyetjen miliona TL, Güvercin tërhoqi vëmendjen edhe me historinë e saj të suksesit.

Kush është Rabia Birsen?

24-vjeçarja Rabia Birsen Güvercin, e cila është me origjinë nga Konya dhe jeton prej kohësh në Ankara, ka deklaruar se sapo ka mbaruar universitetin. Ajo ka diplomuar në Departamentin e Biologjisë të Universitetit Gazi këtë vit.

Përveç suksesit në studime gjatë vitit të kaluar, Güvercin përjetoi edhe një incident.

Ajo humbi krahun në një aksident në dyqanin e babait të saj. Siç ka treguar Güvercin, rasti ka ndodhur gjatë Kurban Bajramit të vitit të kaluar duke e ndihmuar babain e saj në një mulli mishi.

Ajo që ndodhi ishte për shkak të një shpërqendrimi të vogël.

Pas incidentit, në vend të krahut të natyrshëm ajo ka vendosur një krah bionik.

Energjia jetësore e Rabia Birsen Güvercin përloti jo vetëm prezantuesin e kuizit “Kush dëshiron të jetë milioner”, por emocionoi të gjithë shikuesit, të cilët vërshuan me mbështetje dhe urime në rrjete sociale.

Kujtojmë se në vitin 2019, fituesi i parë i kuizit të diturisë “Kush dëshiron të jetë milioner”, ishte djaloshi 19-vjeçari Ayda Arten.

TRT Balkan