Raketa turke Tayfun u testua me sukses / Photo: AA

Türkiye ka kryer një test të ri të suksesshëm të raketës vendase Tayfun.

Nisja me masa të shtuara sigurie është kryer në Rizë pranë aeroportit Rize-Artvin.

Raketa e lëshuar me rreze të shkurtër goditi me sukses objektivin.

Ishte testi i tretë i suksesshëm i kësaj rakete, ndërsa të mëparshmet u kryen në vitin 2022 dhe 2023.

Është një raketë e zhvilluar dhe prodhuar nga kompania shtetërore turke Roketsan, dhe aktualisht njihet si raketa turke me rrezen më të gjatë.

Me peshë 2300 kilogramë, Tayfun është 6.5 i gjatë.

Gama efektive e kësaj rakete është 280 kilometra, dhe veprimi maksimal është 800 kilometra.

AA