Libani lëshoi rreth 100 raketa drejt Izraelit /         Foto: AA

Nga territori i Libanit u lëshuan rreth 100 raketa drejt Izraelit në dy sulme të ndryshme mëngjesin e sotëm.

Ushtria izraelite tha se pas mesnatës zhvilloi sulme ndaj dy zonave të ndryshme për të cilat pretendohet se i përkisnin Hezbollahut në Liban.

Vendet e shënjestruara ndodhen në Luginën Bekaa dhe se janë objektiva të "forcave ajrore të Hezbollahut".

Burimet izraelite thanë se në orët e mëngjesit nga Libani u kryen dy sulme të ndryshme raketore në veri të Izraelit.

Në sulme u lëshuan rreth 100 raketa, ndërsa nuk u dha informacion për humbje jete.

Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se pak kohë më parë nga avionët luftarakë u goditën 3 pika të ndryshme nga ku mëngjesin e sotëm u kryen sulmet raketore ndaj Lartësive të pushtuara të Golanit.

Në përleshjet e shënuara mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, që nga 8 tetori 2023, janë vrarë 241 anëtarë të Hazbollahut, 49 civilë libanezë, 11 anëtarë të lëvizjes Amal, 12 nga Hamasi, 12 nga Xhihadi Islamik si dhe 6 civilë dhe 11 ushtarë izraelitë.

AA