ShBA-ja shkatërroi 80 dronë dhe 6 raketa balistike të Iranit dhe Jemenit./ Foto: AA

Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e shkatërruesve të Komandës së ShBA-së në Evropë, shkatërruan mbi 80 dronë sulmues njëkahësh dhe të paktën gjashtë raketa balistike, duke penguar përpjekjet për të shënjestruar Izraelin nga Irani dhe Jemeni, tha sot Komanda Qendrore e ShBA-së.

"Më 13 prill dhe mëngjesin e 14 prillit, forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), të mbështetura nga shkatërruesit e Komandës së ShBA-së në Evropë, u angazhuan dhe shkatërruan me sukses më shumë se 80 mjete ajrore sulmuese njëkahëshe pa ekuipazh (OWA UAV) dhe të paktën gjashtë raketa balistike që kishin synim të godisnin Izraelin nga Irani dhe Jemeni", tha CENTCOM në X.

CENTCOM tha se këto përfshijnë një raketë balistike në mjetin e saj lançues dhe shtatë dronë të shkatërruar në tokë përpara lëshimit të tyre, në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Huthi i mbështetur nga Irani.

Ajo deklaroi se ShBA-ja është e gatshme të mbështesë Izraelin në mbrojtjen e tij kundër "veprimeve të rrezikshme" të Iranit.

"Sjellja e vazhdueshme e paprecedentë, keqdashëse dhe e pamatur e Iranit rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e forcave të SHBA-së dhe koalicionit. CENTCOM mbetet i vendosur për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër këtyre veprimeve të rrezikshme të Iranit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të rritur sigurinë rajonale", përfundoi Komanda Qendrore e ShBA-së.

TRT Balkan / agjencitë