Gjatë kohës së namazit të sabahut në 90 mijë xhami në gjithë Türkiyen u lexua Kuran dhe u bë lutje me qëllim reagimin ndaj djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Stokholm të Suedisë.
Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş, pas djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Stokholm.
Kreu i Diyanetit, Erbaş mori pjesë në programin që u zhvillua në xhaminë Hacı Bayramı Veli dhe ai lexoi suren el-Fet‘h dhe më pas bëri lutje.
Më pas Erbaş drejtoi faljen e namazit të sabahut.
- "Ata që nuk e njohin Kuranin nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij."
Në një fjalim pas namazit, Erbaş vuri në dukje se ajeti që lexoi ka kuptimin se "O Muhamed (s.a.v.) ne ta zbritëm ty Kuranin që t‘i nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë" dhe më tej ai shpjegoi procesin e zbritjes së Kuranit.
Duke vënë theksin se Kurani duhet të mësohet në mënyrën më të mirë, Erbaş tha se "Njerëzit që nuk e dinë, nuk e njohin Kuranin, nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij. Sikur ta njihnin, ta hapnin e ta lexonin atë. Ne për këtë duhet të përpiqemi, që të tregojmë përpjekje t'ua shpjegojmë Kuranin më shumë njerëzve".
Nga aty ai i bëri thirrje botës duke kujtuar se Kurani është një libër i dërguar për gjithë njerëzinë dhe jo i dërguar vetëm për myslimanët.
"Njiheni, kuptojeni Kuranin dhe bëhuni mik dhe jo armik me të. Sepse Kurani është një libër shpëtues për të gjithë ne", tha Erbaş i cili theksoi se Islami është fe e mëshirës, begatisë dhe paqes.
"Islami është bekimi më i madh që i është dërguar njerëzimit dhe botës", tha Erbaş duke shprehur se dëshiron që nga ky bekim të përfitojnë të gjithë njerëzit.
"Si të gjithë njerëzit, ne duhet të jetojmë duke respektuar besimin, librin, racën dhe sektin e njëri-tjetrit", shtoi më tej Erbaş në fjalën e tij.
22 Jan 2023
Reagim ndaj Suedisë, lexohet Kuran në 90 mijë xhami të Türkiyes
Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş pas djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Stokholm.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.