Mësimi në provincat e prekura nga tërmetet në Türkiyen jugore ka rifilluar 49 ditë pas tërmeteve vdekjeprurërese të 6 shkurtit.
Zilja e shkollës ra për nxënësit në provincat e Kahramanmaraş, Hatay dhe Malatya.
Po ashtu, shkollimi ka rifilluar edhe në qytetet e tjera të goditura nga tërmeti në Türkiye, por mësimi i tyre zhvillohet nëpër tenda.
Nga tërmetet e 6 shkurtit që u cilësuan si “fatkeqësia e shekullit” humbën jetën të paktën 50 mijë persona.
Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur në 11 provinca në Türkiye, si në Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.
TRT Balkan / agjencitë