Roja bregdetare turke shpëtoi emigrantët e parregullt të cilët u detyruan të kthehen në ujërat turke nga forcat detare greke dhe i gjithë incidenti u filmua nga dronët e vëzhgimit.
Gjatë një misioni zbulimi dhe vëzhgimi të kryer nga një mjet ajror pa pilot i Komandës së Forcave Detare Turke, dronët filmuan njësitë e rojes bregdetare greke duke shtyrë një varkë emigrantësh në ujërat turke në veri të ishullit grek të Lesbos.
“Komanda e Rojës Bregdetare Turke u informua për incidentin, pas së cilës ajo filloi një operacion të shpejtë shpëtimi”, tha Ministria e Mbrojtjes turke.
AA