Numri i personave që kanë humbur jetë nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt është rritur në 50.096, konfirmohet Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave Republikës së Türkiyes (AFAD).
Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, tha se 107.204 persona u lënduan.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt me epiqendër Kahramanmaraş.
Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
TRT Balkan / agjencitë