Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Türkiyes, Mustafa Şentop, tha se nëse çmimi i Paqes jepet në vitin 2022, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e meriton atë.
Şentop ishte i ftuar në redaksinë e sotme të Anadollit në Ankara, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve rreth aktualitetit.
“Nga 11 vende është kërkuar që presidenti i Türkiyes Erdoğan të nominohet për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022. Nëse çmimi i paqes do të jepet në vitin 2022, Recep Tayyip Erdoğan e meriton atë”, tha Şentop.
Ai komentoi paralajmërimet e sigurisë të disa vendeve në lidhje me Türkiyen.
“Ne e shohim qartë se po shkojmë drejt rraskapitjes dhe diskreditimit të Türkiyes,” tha Şentop dhe shtoi: “Evropa po anon seriozisht drejt armiqësisë ndaj turqve, islamit dhe myslimanëve dhe po ashtu shohim se shtetet po hedhin bazat për qasje të tilla”.
Şentop foli edhe për punën e parlamentit pas kalimit të Türkiyes në sistemin presidencial, duke theksuar se parlamenti ka punuar shumë më fort dhe me efikasitet gjatë kësaj periudhe.