Şentop: Lidhjet Ankara-Moskë i shërbejnë paqes globale.     Foto: AA



Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Rusisë i shërbejnë paqes globale dhe zhvillimit të njerëzimit, tha të martën kryetari i parlamentit turk Mustafa Şentop.

“Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Rusisë nuk janë vetëm marrëdhënie dypalëshe. Ato gjithashtu kanë një efekt dhe një natyrë që do t’i shërbejë paqes botërore dhe zhvillimit të njerëzimit në shumë çështje rajonale dhe globale,” tha Sentop në një konferencë shtypi me homologun e tij rus Vyacheslav Volodin, në kryeqytetin Ankara.

Şentop tha se ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështje rajonale dhe gjithashtu projekte për të përmirësuar lidhjet midis parlamentit turk dhe atij rus.

“...ne jetojmë në një rend botëror multipolar, shumëpalësh. Në një periudhë të tillë, marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht marrëdhëniet e dy aktorëve kryesorë në rajon, do të kenë përfitime si për rajonin ashtu edhe për paqen globale”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Rusisë janë zhvilluar në bazë të sinqeritetit dhe besimit, shtoi Sentop.

Volodin, nga ana e tij, tha se bisedimet u zhvilluan në një “atmosferë jashtëzakonisht të ngrohtë”.

Megjithëse pandemia prishi marrëdhëniet ndërparlamentare, tha Volodin, Moska dhe Ankaraja do t’i mbështesin dhe do t’i zhvillojnë marrëdhëniet në çdo mënyrë për të mirën e popujve dhe shteteve.

Ai gjithashtu ftoi Sentopin në Moskë për të bashkëkryesuar takimin e komisionit të bashkëpunimit të nivelit të lartë ndërmjet parlamenteve, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit 2023.

AA