Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop, ka deklaruar se marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Bullgarisë duhet të avancohen për të përballuar vështirësitë rajonale.
"Në një kohë kur po përballemi me sfida rajonale dhe globale, është bërë gjithnjë e më i nevojshëm forcimi i bashkëpunimit dhe solidaritetit midis dy vendeve fqinje", tha Şentop në konferencën e përbashkët për media në Ankara me homologun e tij bullgar, Vezhdi Rashidov.
Şentop tha se marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve do të kontribuojnë në zhvillimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, veçanërisht në Ballkan.
Türkiye dhe Bullgaria kanë potencial për të forcuar lidhjet në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit dhe kulturës, tha Şentop, duke shtuar se të dy vendet po planifikojnë të organizojnë një takim për migracionin, në të cilin do të marrin pjesë deputetët, veçanërisht nga vendet evropiane.
"Ne gjithmonë kemi deklaruar se nuk është e drejtë që problemi i migracionit të mbetet vetëm në disa vende. Ne gjithmonë kemi thënë se ai është një problem global dhe duhet të prodhohen zgjidhje globale", shtoi ai.
Rashidov, nga ana e tij, tha se migrimi është bërë problem jo vetëm për Bullgarinë dhe Türkiyen, por edhe për të gjithë Evropën.
"Për të zgjidhur çështjen e migracionit në tërësi, ne duhet të mblidhemi rreth një tryeze të rrumbullakët dhe të kërkojmë një zgjidhje të përbashkët për të eliminuar këtë problem", shtoi Rashidov.
Duke theksuar se kufiri Türkiye-Bullgari është "më i sigurti", Rashidov falënderoi Türkiyen se ka mundësuar këtë.
19 Dhj 2022
Şentop: Raportet Türkiye-Bullgari të nevojshme për çështjet rajonale
Türkiye dhe Bullgaria kanë potencial për të forcuar lidhjet në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit dhe kulturës, tha Şentop, duke shtuar se të dy vendet po planifikojnë të organizojnë një takim për migracionin.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.