Nisja e satelitit të parë të Türkiyes për vëzhgimin e Tokës me rezolucion të lartë u shty të premten për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Sateliti pionier i prodhuar nga Türkiye, IMECE, ishte planifikuar të shpërthente në hapësirë të premten herët nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në shtetin amerikan të Kalifornisë në orët e para të mëngjesit.
Pasi të hidhet në orbitë, sateliti IMECE do të shërbejë në fushat e mbrojtjes, menaxhimit të fatkeqësive, mjedisit dhe urbanizimit, ashtu si edhe bujqësisë e pylltarisë.
TRT Balkan / agjencitë