Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, është takuar në kryeqytetin Ankara me zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Ende nuk janë bërë të ditura detajet nga takimi.
Më herët, Fajon inauguroi ekspozitën “Marie Kiri e Mesdheut” në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara, një nga universitetet më të larta shtetërore të vendit.
Gjatë vizitës së saj dyditore, Fajon është planifikuar gjithashtu të takohet me ministrin e Tregtisë, Ömer Bolat, dhe të marrë pjesë në seancën e 9-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Türkiye-Slloveni me ministrin e Rinisë dhe të Sporteve, Osman Aşkın Bak.
Türkiye e njohu Slloveninë më 6 shkurt të vitit 1992, menjëherë pas pavarësisë së saj në vitin 1991. Ambasadat u themeluan në Lublanë në vitin 1993 dhe në Ankara në vitin 1996. Një deklaratë e partneritetit strategjik në vitin 2011 zgjeroi më tej lidhjet, duke çuar në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.