Në një bisedë telefonike, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd James Austin, diskutuan bashkëpunimin, koordinimin dhe zhvillimet e fundit rajonale.
Gjatë bisedës, shefat e mbrojtjes kanë folur për zhvillimet e fundit në Siri, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes.
“Yaşar Güler shprehu gatishmërinë e Türkiyes për të bashkëpunuar me ShBA-në kundër DEASh-it”, thuhet në deklaratë.
“Dy ministrat theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë midis elementëve amerikanë dhe turq në aktivitetet e kryera në rajon”, shtoi ministria.
TRT Balkan / agjencitë