Shkalla e papunësisë në Türkiye në nivelin më të ulët që nga nëntori 2012

Shkalla e papunësisë në Türkiye në nivelin më të ulët që nga nëntori 2012

Shkalla e papunësisë në tetor ishte 8,5 për qind, duke u ulur me 0,5 për qind nga shtatori.
Shkalla e papunësisë në Türkiye në nivelin më të ulët që nga nëntori 2012.    /Foto: AA

Shkalla e papunësisë në Türkiye u regjistrua 8,5 për qind në tetor, niveli më i ulët që nga nëntori 2012, njoftoi të hënën zyra e statistikave të vendit.

Numri i personave të papunë, të moshës 15 vjeç e më lart, ishte më i ulët për 163 mijë në 2,96 milionë në bazë vjetore në nëntor, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).

Norma e papunësisë ra me 0,5 pikë përqindje në bazë mujore, kurse në nëntor 2012, shkalla e papunësisë ishte 8,4 për qind.

Numri i të punësuarve u rrit me 246 mijë në 31,8 milionë në tetor, krahasuar me një muaj më parë.

“Shkalla e punësimit ishte 48,5 me një rritje prej 0,3 pikë përqindje në 65,8 për qind te meshkujt dhe 31,6 për qind te femrat”, shton TurkStat.


TRT Balkan / agjencitë