Xhamitë të cilët gravitojnë në territorin e Myftinisë së Shkupit, më 10 shkurt, pas lutjes së ditës se premte (xhuma), kanë tubuar 157.620 euro për të prekurit nga tërmeti në Türkiye.
Lajmin e ka publikuar në Facebook, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, i cili ka shprehur mirënjohje të përzemërta për të gjithë besimtarët e Shkupit, nëpunësit fetarë dhe këshillet e xhamive që pas qarkores së lëshuar nga Myftinia e Shkupit më datë 10.02.2023, i kanë grumbulluar mjetet në fjalë.
"Në aksionin e organizuar nëpër xhami pas namazit të xhumasë u tubuan 157.620,00 €, mjete këto të dedikuara për vendet e prekura nga tërmeti të cilat nëpërmjet Rijasetit të BFI-së do të dërgohen në destinacionin e përcaktuar. Allahu ju shpërbleftë për bujarinë tuaj!", shkruan Ismaili.
Aksioni i Myftinisë së Shkupit është realizuar në 107 xhami, përfshirë mjetet të cilat janë dorëzuar në xhirrollogarinë e myftinisë dhe në selinë e saj.
Bazuar në kumtesën e myftinisë paratë e grumbulluara do t'i dorëzohen Dijanetit të Türkiyes.