Shkupjani 92-vjeçar në Bursa, Şevket Şardağ, 66 vjet luan "lojën e shpatës".     Foto: AA

Shkupjani Şevket Şardağ, i cili jeton në Bursa të Türkiyes, prej 66 vitesh luan lojën "mburoja e shpatës" unike, një nga lojërat e rralla që luhet pa muzikë në botë.
Loja, e cila mendohet se ka filluar duke shfaqur figura të improvizuara të bëra nga ushtarët me shpata dhe mburoja për të festuar fitoren pas çlirimit të Bursës nga Perandoria Osmane më 1326, u bë e njohur pasi u riorganizua në fillim të viteve 1900 nga Mustafa Tahtakıran i cili e mësonte lojën e shpatës në klasat e edukimit fizik në Medresenë Inebey.
Anëtarët e Shoqatës së Valleve Popullore Tahtakıran Kılıç Kalkan, e themeluar nga mjeshtri i cili ishte pionier i aranzhimit aktual skenik të shfaqjes dhe i cili krijoi koreografinë, mbajnë shfaqje speciale në Bursa në festat kombëtare dhe ditët e çlirimit për ta mbajtur gjallë këtë traditë qindra vjeçare.
92-vjeçari Şevket Şardağ, i cili ka dy fëmijë dhe 11 nipër e mbesa, është përpjekur t'ua kalojë brezave të ardhshëm lojën "mburoja e shpatës" që nga themelimi i shoqatës në vitin 1956.
Şardağ, i cili doli në pension në vitin 1996 ndërsa punonte si prodhues jorganësh në Çarshinë e Madhe të Bursës, ia la dyqanin çirakut të tij dhe vazhdoi të merrej me këtë lojë.
Ai shkon në shoqatë edhe në ditët kur nuk ka lojë dhe ndan me vizitorët përvojat e tij rreth lojës së shpatës.
Çështje dashurie
Şevket Şardağ në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se ka lindur në vitin 1930 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Duke thënë se ai u takua me shoqatën e "mburojës së shpatës" pasi filloi punën në Bursa, Şardağ tha: "Kur punoja në një vend afër Tahtakkıran, pashë që ata formuan një shoqatë dhe shkova. Ata më pranuan dhe unë jam aty qysh atëherë. Pjesën më të madhe të ditëve i kaloj në shoqatë. Vetëm një ditë është e mbyllur. Në ditët e tjera ulem me miqtë e mi dhe pimë çaj".
Ai thotë se nuk mund të shkëputet nga loja e shpatës dhe se loja është pasion për të.
"Kam ndjenja shumë të mira. Ndihem i lumtur. Kjo më jep qetësi. Shkoj në shtëpi pastaj sërish luajmë lojën e shpatës. 20 vjet më parë, bashkëshortja ime u nda nga jeta. Unë iu dhashë plotësisht mburojës së shpatës. Këtu e gjej lumturinë dhe qetësinë. Mburoja e shpatës është çështje dashurie. Nëse do kisha edhe një jetë përsëri do t'ia kushtoja lojës së shpatës. Sa herë i shoh të rinjtë duke performuar emocionohem. Kur i shoh ata më vjen keq që nuk mund të dal dhe të luaj me ta për shkak të moshës sime por mund të dal për pak dhe të qëndroj anash", tha Şardağ.
Një shprehje e qëndrimit të drejtë ndaj jetës
Kryetari i Shoqatës së Valleve Popullore Tahtakıran Kılıç Kalkan, Metin Dikerel tha se ai iu bashkua shoqatës 57 vjet më parë si aktor dhe ka qenë kryetar i shoqatës për 17 vjet dhe përgjegjësi i muzeut të saj.

Duke shpjeguar se mburoja e shpatës nuk duhet parë vetëm si një valle popullore, Dikerel tha: "Mburoja e shpatës është një shprehje e trimërisë, guximit, ndarjes, vëllazërisë, paqes. Me pak fjalë, një qëndrim i drejtë kundër jetës".

Ai theksoi se në Bursa janë tre shoqata të mburojës së shpatës dhe të gjitha shërbejnë për kulturën e Bursës. Dikerel thotë se Şevket Şardağ ishte mësuesi i tij.

"Ai është aq i dashuruar me lojën e shpatës saqë ende emocionohet si ditën e parë. Me sa di, i vetmi doajen i gjallë në komunitet për momentin është Şevketi. E kemi mirëpritur këtu në muzeun tonë. Kur jemi duke projektuar festë që duhet përjetuar veçanërisht në ditën e Republikës, në formën e gjyshërve, nipërve dhe të rinjve. Vëlla Şevketi thotë: 'Unë me kënaqësi do të dal i pari'. Ai është në vijën e parë të frontit çdo ditë të Republikës. Vëlla Şevketi është i zoti i kësaj pune. U përpoqa të mësoja nga ai. Sigurisht që kam mësuar shumë prej tij", tha Dikerel.

AA