Shpërthim në rrugën e njohur Istikal në Istanbul / Foto: AA

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, ndërsa arsyet mbeten të paqarta. Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore. Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë. Ndërkohë, Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se nga shpërthimi nga të lënduar dhe të vdekur, duke mos dhënë numër të saktë.

AA