Shpëtohen pesë persona të tjerë pas 101 orësh nga tërmetet në Türkiye. / Foto: AA

Në qytetin jugor turk, Diyarbakir, 101 orë pas tërmetit shkatërrues, të karakterizuar si "katastrofa e shekullit", nëna dhe djai i saj u shpëtuan nga rrënojat.

Ekipet e shpëtimit në lagjen Baglar të Diyarbakirit nxorën nga rrënojat 32-vjeçaren Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat.

Shpëtohen nëna dhe djali i saj AA

Nëna dhe djali i saj u shtruan në spital.

Shpëtohen dy motra pas 101 orësh

Dy motra u shpëtuan nga rrënojat në qytetin turk të Kahramanmaraş, madje 101 orë pas tërmeteve shkatërruese.

Anëtarët e Zjarrfikësve nga Antalya arritën të shpëtonin fillimisht nga rrënojat 15-vjeçaren Ayfer dhe më pas motrën e saj Fatmën 13-vjeçare, të cilat ishin ngecur nën rrënoja për më shumë se katër ditë.

Zjarrfikësit hapën një kanal të gjatë thellë në rrënoja për të shpëtuar vajzat.

Ndërsa operacioni i shpëtimit po vazhdonte, në një moment Ayfer u kërkoi zjarrfikësve që t'i performonin këngën e saj të preferuar, gjë që ata e bënë, duke i gjetur këngën në celularin e saj.

Operacioni për të shpëtuar motrën zgjati rreth dhjetë orë.

Shpëtohet një inxhinier civil ditën e pestë nga tërmeti

Po ashtu një inxhinier civil 30-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur gjatë mëngjesit të sotëm, ditën e pestë që kur tërmetet e fuqishme tronditën Türkiyen jugore. Hikmet Yigitbas u shpëtua në lagjen Antakya të Hatay, pasi kaloi 101 orë nën rrënoja.

Shpëtohet një inxhinier civil ditën e pestë nga tërmeti. AA

Të paktën 18.342 persona kanë humur jetën në Türkiye

Të paktën 18.342 persona humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve të fuqishme në Türkiyen jugore të hënën, të cilat u karakterizuan si "katastrofa e shekullit", njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën të hënën pjesët jugore të Türkiyes me epiqendër në Kahramanmaraş, ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

Drejtoria për Situata Emergjente (AFAD) njoftoi se më shumë se 120 mijë personel kërkim-shpëtimi janë duke punuar aktualisht në terren.




TRT Balkan / agjencitë