Nëna dhe dy fëmijët e saj u shpëtuan nga rrënojat e apartamentit Uğur në lagjen qendrore Antakya të Hatay 228 orë pas tërmetit.
Pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, të cilët u përshkruan si "fatkeqësia e shekullit", përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan në Hatay.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë në rrënojat e banesës Uğur, e cila u shkatërrua nga tërmeti në Oymak Sokak, arritën të shpëtojnë një grua dhe dy fëmijë.
Nëna e quajtur Ela dhe dy fëmijët e saj u shpëtuan nga rrënojat pas përpjekjeve të gjata të ekipit të shpëtimit dhe u dërguan në spital me ambulancë.
Një orë më herët ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e një ndërtese një grua 74-vjeçare në Kahramanmaraş, apo 227 orë pas tërmeteve shkatërruese që tronditën pjesët jugore të Türkiyes.
Po ashtu, dhjetë ditë pas tërmetit të 6 shkurtit, gjegjësisht 22 orë pas tërmetit ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën të gjallë edhe një grua 42-vjeçare nga gërmadhat e ndërtesave të shembura.