Shpresa vazhdon në Türkiye, shumë të mbijetuar shpëtohen në ditën e 6-të / Foto: AA

Më shumë njerëz u nxorrën nga rrënojat e ndërtesave të shembura të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota garojnë kundër kohës për të shpëtuar jetë pas tërmeteve të fuqishme të së hënës në jug të Türkiyes.

Sengul Karabacak, 4 vjeçe, dhe babai i saj u nxorën nga rrënojat në lagjen Islahiye të Gaziantepit rreth 132 orë pasi tërmetet goditën rajonin.

Irem Bagriacik, një vajzë 7-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Belen të provincës Hatay pas disa ditësh nën rrënoja. Një ditë më parë nëna e saj Halime, 27 vjeçe, u shpëtua nga e njëjta ndërtesë. Ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu trupat e dy vëllezërve të saj.

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan nga rrënojat pas 129 orësh në rrethin Nurdagi të provincës Gaziantep. Ekipet e shpëtimit nxorrën edhe një grua nga rrënojat në Nurdagi.

Në provincën Adiyaman, skuadrat e shpëtimit nxorrën nga rrënojat pas 128 orësh Zelihan, një vajzë 10-vjeçare.

Ekipet e shpëtimit shpëtuan gjithashtu 72-vjeçarin Kazim Kaya nga shembja e një ndërtese në Adiyaman pas disa ditësh në rrënoja.

Vëlla e motër të vegjël, 12-vjeçari Suad dhe 14-vjeçarja Sabah Habbas, si dhe xhaxhai i tyre Muhamed u shpëtuan nga rrënojat në provincën Hatay 128 orë pas tërmeteve.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Kamilcan Agdas u shpëtua gjithashtu në Kahramanmaras pas 119 orësh. Në të njëjtën provincë, Ayse, një vajzë 6-vjeçare, u shpëtua gjithashtu nga ekipet turke dhe azerbajxhanas pas 129 orësh.

Shpëtohet një foshnje 2 muajshe

Umit Gulcicek, një grua që besohet të jetë rreth të gjashtëdhjetave, u shpëtua gjithashtu nga ekipet turke dhe koreane në distriktin Antakya të Hatay disa ditë pas tërmeteve.

Kamil, një djalë 16-vjeçar, u nxor gjithashtu nga rrënojat, pasi mbeti nën rrënoja për 116 orë në Kahramanmaras nga ekipet Kirgistane në Türkiye me një ekip prej 63 personash dhe dy qen nuhatës.

Një foshnjë që besohet të jetë 2 muajshe u shpëtua e gjallë në provincën Hatay pasi u bllokua nën rrënojat për 128 orë.

Në provincën Adiyaman, specialisti Osman Gurbuz dhe gruaja e tij Ummu Gurbuz u shpëtuan nga rrënojat pasi mbijetuan për 128 orë nën blloqe betoni të ndërtesave të shembura. Ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu trupat e tre fëmijëve të tyre.

Gjithashtu në Adiyaman, një vajzë e re me emrin Rumeysa u shpëtua 128 orë pas tërmetit. Arda Can Ovun, 13 vjeç, u shpëtua gjithashtu në Hatay 128 orë pasi tërmeti i parë goditi rajonin.

Në Kahramanmaras, ekipet e shpëtimit nga Azerbajxhani nxorrën një grua 50-vjeçare të quajtur Fatma nga rrënojat e një ndërtese të shembur 120 orë pasi goditën tërmetet.

Në lagjen Elbistan të Kahramanmaras, falë një operacioni shpëtimi 12 orësh, Melisa Ulku, 24 vjeçe, u gjet e gjallë pasi kaloi 133 orë nën rrënoja.

Sabiha Gungoren, 74 vjeç dhe bashkëshorti i saj u shpëtuan gjithashtu nga rrënojat në Hatay në ditën e gjashtë që nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit nxorrën edhe Asya, një vajzë 2-vjeçare, nga mbeturinat e tërmetit në Hatay.

Ndërkohë, minatorët turq nga provinca Zonguldak e Detit të Zi shpëtuan 83-vjeçaren Halime Gurbuz në Kahramanmaras pas më shumë se 124 orësh në rrënoja.

Menekse Tabak, një grua 70-vjeçare, u shpëtua pasi mbeti e bllokuar nën rrënojat për 122 orë në provincën e Kahramanmaras, epiqendra e tërmeteve të dyfishta që tronditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave.

Masallah Cicek, 55 vjeç, u shpëtua në provincën e Dijarbakirit pasi mbijetoi nën rrënojat e një ndërtese ku kishte mbetur e bllokuar për 122 orë.

Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara, pasi ata u bllokuan nën rrënojat për 115 orë në provincën e Gaziantep.

Busra Almusa, një grua 25-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Gaziantep 119 orë pas tërmeteve.

Në lagjen Islahiye të Gaziantep, Guler Guler, 63 vjeç, u gërmua 133 orë pas tërmetit.

Gjithashtu, shpëtuesit nxorën jashtë një të ri të quajtur Umut, 14 vjeç, nga një ndërtesë e shkatërruar në Kahramanmaras gjashtë ditë pas tërmetit.

Shumë nga shpëtimet dramatike u shfaqën drejtpërdrejt në televizion.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.




AA