Eventi turk i teknologjisë dhe i aviacionit TEKNOFEST, që filloi dje në Adana, qytet në jug të Türkiyes, tërheq një numër të madh vizitorësh të cilët do të kenë mundësi të shijojnë risi të shumta gjatë ditës.
Në ditën e dytë të TEKNOFEST-it në Aeroportin e Adanas, ndër të tjerash u prezantuan paramotorët dhe ky eveniment pesëditor është i mbushur me konkurse, shfaqje ajrore, ekspozita dhe punëtori.
Veprimtaria organizohet bashkërisht nga ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë e Türkiyes dhe Fondacioni T3 në bashkëpunim me shumë ministri të tjera, institucione qeveritare, kompani private dhe universitete.
Anadolu ka qenë partneri global i komunikimit i eventit që nga edicioni premierë.
Vitin e kaluar, gjatë festimit të njëqindvjetorit të Republikës së Türkiyes, TEKNOFEST-i u mbajt në Istanbul, në kryeqytetin Ankara dhe në Izmir.