Siri, neutralizohen 20 terroristë të PKK/YPG-së

Ministria e Mbrojtjes e Türkiye-s ka njoftuar se në zonat e operacionit “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë neutralizoi 20 terroristë të PKK/YPG-së.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se komandot kryen edhe një operacion të suksesshëm në zonën e operacionit “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit”.
“Janë neutralizuar 20 terroristë të PKK/YPG-së të cilët tentuan të kryejnë sulm për të prishur paqen dhe sigurinë”, theksohet në njoftim.

AA