"Spitali i librit" në Türkiye, një nga një i rikthen dorëshkrimet e rralla.     /Foto: TRT World

Mençuria shekullore shtrihet në tavolina të rreshtuara krah për krah në këtë ndërtesë historike. Bibliosmia – aroma e mykur e librave dhe dorëshkrimeve të vjetra – varet rëndë në ajër.

Këto faqet e kërrusura dhe të dëmtuara nga moti janë të grupeve të ekspertëve të angazhuar në një nga punët më të mundimshme dhe delikate – restaurimin e dorëshkrimeve dhe librave të dëmtuar.

Të gjitha janë shumë të rralla, disa janë të vjetra mijëravjeçare. Dhe të gjithë ato janë tepër të çmuara.

Në librarinë Rami të Istanbulit – e inauguruar në fillim të vitit 2023 – dorëshkrimeve të vjetra dhe veprave të rralla të shtypura po u jepet një frymë e re nga Sifahane, që përkthehet “Spitali i librave”, nën Institucionin e Dorëshkrimeve të Türkiyes. Biblioteka është vendosur në një ndërtesë të shekullit të 18-të dhe është përdorur si një kazermë ushtarake më parë. Kreu i Spitalit të Librave, Dr. Nil Baydar thotë për TRT World pse puna që ata bëjnë është sikur një ndërhyrje kirurgjikale.

“Konservimi është një profesion si mjekësia. Shëndeti i dorëshkrimit është elementi më thelbësor”, thotë Baydar. “Puna kryhet në një mënyrë që nuk i prish ata, por i ruan… kjo bëhet në përputhje me standardet globale.”

"Spitali i librit" në Türkiye, një nga një i rikthen dorëshkrimet e rralla. TRT World

I themeluar në vitin 2010, Institucioni i Dorëshkrimeve të Türkiyes ndodhet në Istanbul, por ka edhe zyra në Ankara dhe Konia.

Projekt shumëkombësh, shumëgjuhësh

Ndër dorëshkrimet dhe librat e sjellë këtu për restaurim janë nga biblioteka të ndryshme dorëshkrimesh që punojnë nën institucionin dhe muzetë në gjithë Türkiyen, veçanërisht nga Istanbuli.

Përveç turqishtes osmane, arabe dhe persiane, në Bibliotekën Rami po restaurohen libra në gjuhë të tjera si hebraishtja dhe rusishtja.

Kombe të tjera – përfshirë Libanin – dërgojnë gjithashtu dorëshkrime për t’u restauruar në Sifahane, e cila gjithashtu merr punë restauruese nga Biblioteka Süleymaniye, një nga depot më të mëdha në botë të dorëshkrimeve islame.

Sifahane është gjithashtu ndër më të mirët në Evropë për sa u përket numrit të profesionistëve – me një ekip prej deri në 80 ekspertë, duke përfshirë inxhinierë kimikë, kimistë dhe biologë. Ai përdor gjithashtu teknologjinë më të fundit në restaurimin e librave.

Ekspertët në bibliotekë thanë se këtu janë restauruar kopje shumë të rralla të Kuranit të Shenjtë që datojnë në periudhat e hershme të Islamit.

Një nga librat e rrallë të restauruar ishte ‘Kitab al-’llal wa-ma’rifat al-rijal’, një libër 1.069-vjeçar mbi shkencën e Hadithit nga juristi dhe teologu mysliman me ndikim Ahmed ibën Hanbel. Biblioteka Süleymaniye ka të vetmen kopje të librit që ekziston në botë.

Si bëhet?

Restaurimi dhe konservimi është një punë e mundimshme, thonë ekspertët në Sifahane për TRT World, duke dhënë detaje të procesit që shkon për të ruajtur çdo faqe.

Dorëshkrimet – të bëra nga materiale organike si letra, lëkura dhe pergamena – dëmtohen me kalimin e kohës për arsye të ndryshme, duke përfshirë lagështinë, rritjen e kërpudhave, insektet dhe vjetrimin natyral.

"Spitali i librit" në Türkiye, një nga një i rikthen dorëshkrimet e rralla. TRT World

Pas një dokumentacioni të detajuar, detyra e parë e ekspertëve është pastrimi – heqja e pluhurit, papastërtive, vajit dhe njollave në dorëshkrime.

Duke punuar në mjedisin e kontrolluar të bibliotekës ku rregullohet temperatura, ekspertët aplikojnë ngjitës natyralë të përgatitur posaçërisht me niseshte gruri mbi grisjet e imëta në dorëshkrime.

Më pas, në këtë zonë ngjitet dhe shtypet letër japoneze e punuar me dorë me trashësi të përshtatshme. I njëjti proces përsëritet në anën tjetër të letrës. Faqet që janë restauruar bashkohen më vonë së bashku në formë libri. Ndonjëherë, puna për një libër të vetëm mund të marrë muaj.

“Ka shumë faktorë që shkatërrojnë artefaktet”, thotë Baydar, i cili ka disa vjet që punon në institucion.

“Materialet organike vjetrohen natyrshëm me kalimin e kohës. Pastaj ka edhe një faktorë të jashtëm. Ata që lexojnë librat mund të mos jenë gjithmonë të ndjeshëm (dhe të kujdesshëm). Një nga ekspertët, Mebrure Ipek Yuksel thotë se procesi i restaurimit fillon me dokumentacionin, “që është faza më e rëndësishme" kur ata mësojnë për materialin dhe teknikën e përdorur për të shkruar.

Ajo thotë se kërkojnë ndihmë dhe mësojnë nga kolegët e tyre më me përvojë ndërsa vazhdojnë punën e tyre.

“Kjo është një punë e kënaqshme. Ka dorëshkrime që i përfundova për 15 ditë dhe gjithashtu një dorëshrkim më mori dy vjet kohë”, tha Yuksel për TRT World ndërsa punon në një faqe për të rregulluar vrimat e shkaktuara nga insektet.

Ekspertët zbulojnë gjithashtu se rregullimi i “riparimeve të vjetra nga trajtimet e mëparshme” të bëra në të kaluarën është gjithashtu pjesë e punës në Sifahane.

“Studimet profesionale të konservimit në Türkiye filluan në vitin 2012 kur u krijua Instituti i Dorëshkrimeve të Türkiyes”, thotë Baydar.

“Në fakt, disa punë filluan në vitet 1950-ta, por ato nuk ishin shumë profesionale. Sigurisht, teknologjia ka përparuar. Gjithashtu, buxheti i ndarë për këtë punë është rritur gjithashtu. Prandaj, përgjegjësitë tona janë më të mëdha tani.”

TRT World