Stoltenberg: Faleminderit Türkiyes që dërgoi ushtrinë në Kosovë.     /Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, falënderoi Türkiyen për dërgimin e përforcimeve në Kosovë për shkak të trazirave të fundit.

Duke folur me gazetarët pas takimit, të mbajtur me dyer të mbyllura në Pallatin Dolmabahçe të Istanbulit, Stoltenberg tha: “Falënderoj Türkiye për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës pas trazirave të fundit”.

Stoltenberg theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së fortë të Türkiyes për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, duke përfshirë ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Drithit të Detit të Zi dhe sigurimin e zgjatjes së saj.

Stoltenberg mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Erdoğan të shtunën dhe shfrytëzoi rastin për ta uruar atë për rizgjedhjen e tij javën e kaluar dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet presidenciale.

Gjatë takimit të dy liderët diskutuan edhe për çështje të rëndësishme që do të diskutohen në korrik në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

TRT Balkan / agjencitë