NATO Secretary-General Stoltenberg holds a news conference, in Brussels.     /Foto: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mbërrijë në Türkiye të shtunën (3 qershor) për një vizitë dyditore, tha aleanca ushtarake.

Në një komunikatë të premten, NATO-ja tha se Stoltenbergu do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara.

“Sekretari i Përgjithshëm do të ketë gjithashtu takime dypalëshe me Presidentin Erdoğan dhe me zyrtarë të lartë turq”, thuhet në komunikatë.

Erdoğan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale turke me 52,18% të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47,82%.

TRT Balkan / agjencitë